Një tjetër breshkë e llojit Kareta-Kareta është gjetur sot e ngordhur në breg të detit Adriatik në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Breshka e gjendur në breg të detit, rezulton të jetë një specie, me gjatësi rreth 80 cm dhe gjerësi 50 cm, me peshë mbi 50 kg.
Kjo nuk është breshka e parë që gjendet në bregun e Vlorë, disa muaj më parë një tjetër breshkë Kareta-Kareta është gjetur e ngordhur.
Kjo breshkë mund të ketë ngordhur nga plastika, pasi breshka kryesisht ushqehet me meduza ( kandila deti) të cilat ngjasojnë me qese plastike në det.
Mendohet poashtu se shkak është ngrohja e ujërave që sjell breshkat në breg si dhe kushtet klimaterike janë ato që kanë ndryshuar florën dhe faunën e ujërave në gjirin e Vlorës.
Kareta- Kareta është një breshkë oqeanike e shpërndarë në të gjithë botën.
Breshka e ujit është gjetur në Atlantik, Paqësor, oqeanit Indian dhe Detin Mesdhe.



