Terapia hormonale për transgjinorët/ Komuniteti Mysliman: Preket zhvillimi i fëmijëve

Terapia hormonale për transgjinorët/ Komuniteti Mysliman: Preket zhvillimi i fëmijëve

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar publikisht kundër udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë që parashikon mundësinë e nisjes së terapisë hormonale për transgjinorët, për të miturit nga mosha 16 vjeç, dhe në raste të veçanta nga 14 vjeç. 

 

KMSH e cilëson këtë çështje tepër delikate, duke theksuar se ndërhyrje të tilla mund të kenë pasoja afatgjata në zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve.

 

Në deklaratë thuhet se të miturit kanë nevojë për mbrojtje, orientim familjar dhe kujdes profesional të përgjegjshëm, jo për vendime të nxituara mbi identitetin e tyre. 

 

KMSH u bën thirrje institucioneve, prindërve dhe profesionistëve që këto çështje të trajtohen me maturi, dialog të gjerë dhe respekt ndaj vlerave familjare e kulturore të shoqërisë shqiptare.

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë debatin publik të krijuar pas publikimit të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë në tërësi, dhe në veçanti pjesën, ku ndër të tjera thuhet: “Terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.” 

 

Ashtu sikurse kemi qëndruar publikisht kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, i mbetemi koherent qëndrimit kundër edhe derivateve të tjera të tij, siç është rasti konkret. Udhëzime të tilla përbëjnë një çështje jashtëzakonisht delikate, që prek drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik sidomos të fëmijëve dhe adoleshentëve tanë. 

 

Për këtë arsye, çdo hap institucional në këtë drejtim duhet të trajtohet me kujdes maksimal, përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtimin e tij ndaj çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të tilla. 

 

Ne besojmë se të miturit nuk duhet të vendosen përballë proceseve me pasoja të thella dhe afatgjata për jetën e tyre, në një periudhë kur personaliteti dhe identiteti i tyre janë ende në formim. Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, orientim, mbështetje familjare dhe kujdes profesional të përgjegjshëm. 

 

Shoqëria jonë nuk duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi dhe tension social në raport me natyrën njerëzore, familjen dhe edukimin e brezave të rinj. 

KMSH i bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe gjithë aktorëve shoqërorë që çështje të tilla të mos trajtohen me nxitim apo nën ndikimin e trendeve ideologjike të përkohshme, por me maturi, dialog të gjerë dhe përgjegjësi kombëtare. 

 

Ne qëndrojmë pranë shqetësimit të shumë prindërve dhe besimtarëve, të cilët kërkojnë ruajtjen e vlerave familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e ndjeshmërisë morale e kulturore të shoqërisë sonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy