Afganistan/ Mbi 500 të vrarë në tre muajt e parë të vitit 2020

Afganistan/ Mbi 500 të vrarë në tre muajt e parë të vitit 2020

Në Afganistan mbi 500 persona janë vrarë në tre muajt e parë të vitit, duke përfshirë edhe 100 fëmijë.

Lajmi është publikuar nga Minisioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, i cili tregon ashpërsim të konfliktit, pavarësisht përpjekjeve të shumta për paqe mes qeverisë dhe talebanëve.

Raporti i misionit dokumentoi gjithsej 533 viktima dhe 760 plagosje nga radhët e civilëve. Dokumenti tregon edhe një rritje të dhunës në muajin mars, një periudhë ku forcat qeveritare dhe ato talebane duhej të kishin filluar negociatat për paqen, pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të 29 shkurtit, mes rebelëve dhe Shteteve të Bashkuara, në të cilën u ra dakord edhe për tërheqjen e trupave të huaja brenda 14 muajve.

Numri i viktimave nga radhët e civilëve në Afganistan vazhdon të shkaktojë shqetësim”, tha Riccardo Noury, zëdhënës i Amnesty International Italia.

Ne nuk e dimë nëse në vitin 2020 numri i viktimave do të rritet përsëri, një numër ky që nga, viti në vit, pëson rritje në Afganistan. Megjithatë një gjë është e sigurtë, përtej negociatave të paqes dhe asaj që ndodh në nivel politik, realiteti në terren është tragjik, për burrat, gratë dhe fëmijët. Gjëja shqetësuese është se shumë vende europiane, përkundër këtyre numrave, vazhdojnë të riatdhesojnë afganët, mbi bazën e idesë se Afganistani është një vend i sigurtë”, tha Noury.

Shtëpia e Bardhë po shqyrton një plan për të tërhequr oficerët e Agjencisë Qendrore të Inteligjencëes nga të gjitha stacionet e saj në Afganistan, në një përpjekje të dëshpëruar për të arritur një marrëveshje paqeje me Talebanët.

Planet për një marrëveshje të tillë u njoftuan në muajin shkurt nga përfqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe grupit Sunit, i cili ka filluar një kryengritje islamike kundër Qeverisë, e cila mbështetet nga SHBA që prej vitit 2001.

Mirëpo, lufta mes dy palëve, ka hedhur dyshime të forta për zbatueshmërinë e marrëveshjes së paqes në Afganistan.

Marrëveshja historike mes SHBA-së dhe Talebanëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupi militant i talebanëve të Afganistanit nënshkruan me  29 shkurt marrëveshjen historike të paqes, me të cilën pritet t’i jepet fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Sipas kësaj marrëveshjeje, aleatët e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara do t’i largojnë të gjitha trupat ushtarake nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse talibanët i respektojnë pikat e marrëveshjes.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së rëndësishme morën pjesë liderët e talebanëve dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Ngjarja u zhvillua në Doha të Katarit.

Pas nënshkrimit të këtij pakti, pritet që të fillojnë bisedimet mes qeverisë afgane dhe talebanëve në lidhje me ndarjen e pushtetit.

Sipas marrëveshjes, talebanët nuk do ta lejojnë grupin Al-Qaeda ose ndonjë grup tjetër ekstremist që të veprojë në territorin e kontrolluar nga ata.

Shtetet e Bashkuara e pushtuan Afganistanin disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Prej fillimit të luftës, rreth 157 mijë njerëz janë vrarë, prej tyre më shumë se 43 mijë civilë.

Në këtë luftë janë vrarë edhe rreth 2400 ushtarë amerikanë dhe mijëra ushtarë afganë e militantë talebanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy