Flakët e zjarrit kanë përfshirë këtë të hënë kodrat e fshatit Karbunarë në Lushnjë, ndërsa si pasojë janë shkrumbuar qindra rrënjë ullinj.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar banorë të zonës, të cilët me mjete rrethanore po mundohen të shuajnë flakët që përhapen me shpejtësi.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe varrezat e fshatit, ndërsa vatrat e zjarrit janë përhapur në një sipërfaqe rreth 50 hektarë ullishte.



