Më shumë fëmijë të prekur nga sëmundjet e syrit në Elbasan, shkak pajisjet teknologjike dhe neglizhenca e prindërve
Mjekët okulistë vërejnë një rritje të ndjeshme të sëmundjeve të syrit te fëmijët vitet e fundit në Qarkun e Elbasanit.
Përpos rasteve të lindura pjesa dërrmuese janë problematika të fituara gjatë rritjes, ku një peshë kryesore luajnë pajisjet teknologjike.
Mjekja okuliste ne Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, Aldeida Xhamuça shprehet me shqetësim për ekspozimin pa kriter të fëmijëve para pajisjeve teknologjike.



