“Nga 280 vatrat e zjarrit në të cilat ka qenë e nevojshme ndërhyrja e strukturave shtetërore, sot janë aktive vetëm 8 prej tyre”, deklaron kryeministri Edi Rama në përgjigje të kritikave për punën e qeverisë. “Vijojnë aksionet për vënien nën kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarreve në këto ditë temperaturash ekstreme, të cilat kanë ndikuar rëndshëm në një situatë të paprecedentë zjarresh në mbarë mesdheun”, kjo është pjesë e reagimit të Edi Ramës në faqen e tij në Facebook.
Kryemnistri njofton se “për përballimin e situatës janë angazhuar deri më sot 8261 vajza e djem nga Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, stafet e bashkive si edhe vullnetarë, të mbështetur me 973 mjete tokësore dhe 5 mjete ajrore (2 helikopterë dhe 3 avionë)”. Më tej Rama bën edhe një parashikim: “Situata mbetet e vështirë edhe për ditët në vijim që vala e të nxehtit të jashtëzakonshëm do të jetë prezente në territorin tonë”.
Megjithatë Rama pranon se “S'ka dyshim se kapacitetet tona mbeten të ulëta përballë këtij kërcënimi kaq serioz dhe në katër vitet e ardhshme do të përpiqemi seriozisht për rritjen e këtyre kapaciteteve”. Duke iu përgjigjur kritikave, Rama iu përgjigjet edhe kritikave të cilat i quan “kujet e krismat digjitale të atyre që duhet të japin llogari e jo të kërkojnë llogari”. “Nga 280 vatrat e zjarrit në të cilat ka qenë e nevojshme ndërhyrja e strukturave shtetërore, sot janë aktive vetëm 8 prej tyre”, deklaron Rama



