Banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti 2019, ankohen se nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej dy muajsh.
Gazetarja Marina Sulollari raportoi për “MCN Live” se nga biseda që pati me inxhinieren e njësisë administrative nr.6, iu komunikua se banorët duhet të drejtohen drejt Drejtorisë së Strehimit për të marrë këtë informacion.
Ndërkohë njëri nga banorët e prekur, Alfred Saraçi tha se Kombinato është kthyer në geto dhe se janë rreth 700 familje që nuk kanë marrë bonusin as për dhjetorin dhe as për janarin.
Jam banor lindur rritur në Kombinat, po shkoj 60 vjeç. Ne jemi të dëmtuar nga tërmeti, prej vitit 2019 endemi rrugëve, sa në një shtëpi në tjetrën. Ne jemi skllevërit e këtyre pronarëve, nëpër lagështira. Që të gjesh shtëpi të mirë, qiraja është mbi 350 mijë lekë të vjetra.
Në muajin dhjetor nuk ka dalë bonusi i qirasë, tani po ikën janari, janë dy muaj që jemi brenda. Plus të nëntorit na i dhanë 40 mijë lekë mangët. Na thonë te bashkia që prisni se nuk ka dalë buxheti i 2026. Ndërkohë që dhjetori nuk ka lidhje me 2026.
Tek këto institucionet tona shtetërore a ka mbikëqyrje? Ku kanë shkuar këto lekët tona, apo kaluan vitin e ri me to. Ka pasur dhe më parë nga 2-3 muaj bllokime dhe kur kemi dalë në televizione, janë detyruar janë dhënë. Për shtatë vjet sa na kanë dhënë qira, shteti të na kishte bërë nga një hyrje.
Unë përfitojë 220 mijë lekë si bonus qiraje. Ne kemi gjetur shtëpi të lira, jemi detyruar të rrimë në lagështirë, na vijnë dritat mbi 100 mijë lekë. Është i vetmi vend Kombinati që jemi si në geto akoma. Mund të ketë mbi 600-700 familje që nuk e kanë marrë bonsuin e qirasë, as dhjetorin dhe as janarin.



