Francë/ Për të shpëtuar Krishtlindjet, dy laureatët e Nobelit propozojnë bllokimin e vendit nga data 1 deri në 20 dhjetor

Francë/ Për të shpëtuar Krishtlindjet, dy laureatët e Nobelit propozojnë bllokimin e vendit nga data 1 deri në 20 dhjetor

Dy laureatët e Nobelit në ekonomi, Esther Duflo dhe Abhijit Banerjee kanë propozuar se për të shpëtuar Krishtlindjet, duhet që Franca të marrë disa masa bllokuese për rreth tre javë.

Përmes një editoriali në Le Monde, ata theksojnë se Franca duhet të marrë disa masa kufizuese nga data 1 deri në 20 dhjetor, 2020 për të ulur rrezikun e infeksionit, si dhe duke ndihmuar familjet franceze pa rrezikuar të infektohen.

Të dy ekonomistët mendojnë se ky bllokim do të kishte një ndikim të kufizuar në shkolla dhe do të ishte shumë pak më i dëmshëm nga pikëpamja ekonomike, se sa “anulimi” i Krishtlindjes.

Njerëzit mund të inkurajohen të bëjnë pazaret e tyre për Krishtlindje në nëntor”, shpjeguan ata.

Sipas çiftit Duflo dhe Banerjee, fitues të çmimit Nobel në vitin 2019 për punën dhe studimet e tyre në uljen e varfërisë, “një opsion kaq i qartë, uniform dhe transparent” do të zvogëlojë rreziqet nga infeksioni për grupet më të rrezikuara, veçanërisht të moshuarit.

Me bllokimin para pushimeve, Krishtlindja do të shpëtohej dhe familjet do të arrinin të bashkoheshin dhe në të njëjtën kohë përkeqësimi i ekonomisë dhe gjendjes në shkolla do të kufizohej.

Referuar të dhënave më të fundit të shëndetit publik në Francë, për herë të parë, arsimi në vend, mban numrin më të lartë të infektuarve, ndjekur më pas nga institucionet shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy