Tekstet shkollore të papërshtatshme, MASH hedh poshtë akuzat

Tekstet shkollore të papërshtatshme, MASH hedh poshtë akuzat

Ministria e Arsimit ka reaguar sot mbi shqetësimin e ngritur nga disa media për përdorimin në shkolla të teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme

Ministria e Arsimit dhe Sportit ben te ditur se, “ndoqi shqetësimin e ngritur në disa media dhe rrjete sociale, për përdorimin e teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar”.

MAS shton se, “pas verifikimeve, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se në asnjë nga rastet e paraqitura në media dhe rrjete sociale nuk bëhet fjalë për tekste shkollore që janë pjesë e Katalogut të teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe i afishuar në ambientet e shkollave dhe subjekteve të licensuara për shpërndarjen e teksteve dhe fletoreve të punës”.

“Në asnjë nga tekstet e këtij katalogu, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ekzistojnë faqe me përmbajtje të tilla”, përfundon MAS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy