Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti për problemin e blerjes së diplomave ku pak ditë më parë u zbulua një mësues fiskulture në Peqin i cili luante rolin e sskserit dhe u shiste diploma false nxënësve të shkollës së mesme, e cilësoi si një problematikë që ka qenë ndër vite, por tha se ndër vite shteti ka qenë serioz, ndërkohë që tani këtë seriozitet e ka humbur.
Duke folur për MCN Live, ai tha se në vitet 1992-1996 ka pasur kontroll në institucione në atë kohë dhe më tej në Ministrinë e Arsimit që në vitet 2000 ka pasur kontroll strikt që merrej me këto punë dhe janë gjetur dhe dënuar.
Në kohën kur unë kam qenë në ministrinë e Arsimit janë gjetur dhe dënuar njerëz që jepnin diploma false. Sot ka humbur kjo.
Ne e kemi shumë të thjeshtë, ne mund të marrim regjistrat e Amzave dhe të kontrollojnë sa nxënës kanë përfunduar.
Se e kemi në Data base, te Qendra e Shërbimeve Arsimore, gjithë ata që kanë mbaruar 9-vjeçaren dhe arsimin e mesëm.
Kush ka bërë provimet e 9-vjeçares apo të mesmes, tek të tjerët diploma është false, kështu i bënim kontrollet pas vitit 2006.
Kjo ka një prapavijë mbrojtëse, se nuk ia mban njeri të prodhojë diploma pa i mbrojtur njeri. Është çështje pushteti, dikush i mbron, se nuk ka mundësi, nuk është kaq e thjeshtë.
Ne gjithmonë kapim të fundit, peshkun e madh nuk e kemi kapur akoma. Mua më duhet vula, kush e vë vulën? Është dhe regjistri i drejtorëve, kush ka qenë drejtor?
Le ta falsifikojnë, por e ka të depozituar. Merrnim të depozituar me shkrim dore dhe dixhitale, firmën e drejtorit të ZVA dhe në momentin që nuk përputhej, zbulohej se firma ishte false.
Po të kontrollosh 10-20% e administratës janë pa diplomë, të lartën mund ta kenë marrë, të mesmen jo.
Në Dibër kishe drejtorin e shollës së mesme me shkollë të mesme. Ne na mungojnë institucionet dhe inspektoriatin e morën e futën brenda gjirit të ministrisë.



