I riu në Tiranë pësoi gjendje kome pas arrestit, Avokati i Popullit nis hetim për rastin

I riu në Tiranë pësoi gjendje kome pas arrestit, Avokati i Popullit nis hetim për rastin

Avokati i Popullit nis hetim në lidhje me rastin e shtetasit që ka pësuar gjendje kome pas arrestimit nga policia.

Nisur nga raportimet në media, institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim në lidhje me rastin shtetasit J.R, 27 vjeç, nga Tirana, i cili pas arrestimit i akuzuar për një vepër penale ka pësuar probleme serioze të gjendjes shëndetësore dhe është dërguar në QSUT ku rezulton në gjendje komatoze.

Avokati i Popullit është duke hetuar procedurat e dhënies së kujdesit shëndetësor këtij shtetasi në mjediset e Bllokut të Sigurisë të DVP, Tiranë, ku ai kishte shfaqur shqetësime që në datën 14.04.2023, e më pas edhe në datë 17.04.2023.

Avokati i Popullit për të disatën herë ngre zërin për përmirësim rrënjësor të standardeve të kujdesit shëndetësor në ambientet e paraburgimit dhe ato të vuajtjes së dënimit si dhe kërkon hetim të shpejtë, të saktë dhe efektiv për këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy