SHBA: S'duhet të çorientohemi, reforma në drejtësi duhet të ecë përpara

SHBA: S'duhet të çorientohemi, reforma në drejtësi duhet të ecë përpara

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka deklaruar se mbetet e përkushtuar ndaj reformës në drejtësi.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se reforma po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë që Shqipëria të integrohet në familjet europiane.

''Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi".

Ky reagim vjen pas mesazhit të fortë të ambasadores Yuri Kim, e cila iu drejtua klasës politike shqiptare duke u shprehur se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë të domosdoshme që Shqipëria të mund të hyjë në familjen e madhe evropiane, ndaj nuk duhet vazhduar më me lojëra.

''SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta kemi këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazar.Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të rreshtet së bëri lojëra. Është koha që të realizohet reforma në drejtësi, është koha që të realizohet reforma zgjedhore sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj si SHBA dhe populli shqiptar e presin'', tha Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy