Dita Ndërkombëtare e Kafesë/ 28 shtete anëtare të BE kanë shpenzuar mbi shtatë miliardë dollarë kafe në vit

Dita Ndërkombëtare e Kafesë/ 28 shtete anëtare të BE kanë shpenzuar mbi shtatë miliardë dollarë kafe në vit

28 shtete të Bashkimit Evropian kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Evropiane e Statistikës (Eurostat).

Eurostat publikoi të dhënat e importimit të kafes në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafesë, 1 Tetorit.

Sipas kësaj, në 28 shtete anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Në periudhën në fjalë Gjermania importoi 1 milion e 99 mijë tonë kafe, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë si dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë.

Vendi i parë që më së shumti ka eksportuar kafe në vendet e BE-së është Brazili. Ky vend në vitin 2018 ka eksportuar 901 mijë tonë kafe vendeve të BE-së.

Brazilin e kanë ndjekur Vietnami me 770 mijë tonë, Hondurasi me 228 mijë tonë, Kolumbia me 173 mijë tonë dhe Uganda me 161 mijë tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy