Dita e Verës, Begaj: Pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar

Dita e Verës, Begaj: Pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e “Ditës së Verës”.

Presidenti Begaj ndau me shqiptarët elementet tradicionale të kësaj feste, e cila kremtohet në të gjithë vendin për të lajmëruar ardhjen e pranverës.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje mënyrën se si kjo festë pritej në vendlindjen e Tij në të gdhirë të datës së 14 Marsit, kur fëmijët lajmëronin ardhjen e stinës së pranverës.

“Në fëmijërinë time, 14 Marsi niste me të vegjlit që shpërndanin në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle. Kjo bëhej për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar.  Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në facebook, ku shpërndau edhe një video me simbolin e “Ditës e Verës” së fëmijërisë së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy