Gjykata e Apelit i jep të drejtë AMK-së për sterilizimin e qenve endacakë në Tiranë

Gjykata e Apelit i jep të drejtë AMK-së për sterilizimin e qenve endacakë në Tiranë

Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese të një shoqate që merret me mbrojtjen e kafshëve. Në vendimin e gjykatës thuhet se në vitin 2015, për shkak te problematikës që ka sjellë popullimi i lartë i qenve endacakë, dhe fakti i ndonjë epidemie me rrezik për popullatën, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ka përcaktuar metodologjinë për numërimin e qenve endacakë.

Apeli vlerëson se nga kontrolli i kryer, edhe me ekspertë të jashtëm, nuk konstatohet që nga ana e AMK-së të jetë kryer ndonjë veprim/mosveprim me dashje, në kundërshtim me parashikimet ligjore/nënligjore apo me vendimet e organit më të lartë drejtues.

Gjykata e Apelit shprehet se organi i Prokurorisë, ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme, duke administruar praktikat e prokurimit, praktikat e procesit të sterilizimit të qenve e ndjekur nga Klinika Veterinare, si dhe janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit edhe punonjës të klinikës veterinare dhe përfaqësues të shoqërive lidhur me medikamentet, madje ka caktuar dhe një ekspert veteriner me qëllim sqarimin e çështjeve që kanë të bëjnë me fushën e veterinarisë.

Pas një hetimi të gjithanshëm, Gjykata e Apelit Tiranë çmon se Organi i Prokurorisë ka konstatuar me të drejtë se faktet nuk përmbajnë elementët e veprës penale, duke i dhënë të drejtë AMK-së.

Ndërkohë prej ditësh, aktivistët kanë protestuar për të drejtat e kafshëve.

Protestuesit kërkojnë mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve së po dhunon kafshët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy