Hyrja në MV nga 1 shtatori me certifikatë vaksinimi ose test negativ antiCovid

Hyrja në MV nga 1 shtatori me certifikatë vaksinimi ose test negativ antiCovid

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot rregullat e reja që do të zbatohen nga data 1 shtator, për të gjithë ata që do të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas një njoftimi për media, çdo udhëtar duhet të paraqesë certifikatë ose vërtetim për imunizimin e kryer nga virusi SARS-CoV-2, marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive COVID-19.

Në mungesë të vërtetimit të vaksinimit, qytetarët mund të paraqesin vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e rimëkëmbjes, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose certifikata për vaksinim ose që e kanë kaluar COVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7 ditësh izolim në shtëpi me vendim të Inspektoratit Shëndetësor.

Shtetasit e huaj që kalojnë transit nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve, me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy