Universiteti i Tiranës apel studentëve: Vaksinohuni, të garantojmë vit akademik normal

Universiteti i Tiranës apel studentëve: Vaksinohuni, të garantojmë vit akademik normal

 Universiteti i Tiranës, përmes një apeli, u është drejtuar sot studentëve që të kryejnë vaksinimin e plotë kundër “Covid 19”.

Në njoftimin e Universitetit të Tiranës theksohet se “muaji gusht është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si muaj i hapur për vaksinimin e grupmoshave +18 vjeç.

 Universiteti i Tiranës, u bën thirrje të gjithë studentëve të tij, që të kryejnë vaksinimin e plotë kundër “Covid 19, për të shmangur, së pari, pasojat në shëndetin e tyre, dhe për garantuar kësisoj një vit akademik normal.

“Të gjithë ne, së bashku, përjetuam një vit të vështirë, kur nuk mundëm ta zhvillonim mësimin në auditore për shkak të rrezikut nga ky virus. Personeli akademik dhe ai administrativ tashmë janë vaksinuar dhe këtë duhet të bëni edhe ju, në mënyrë që me sezonin e ri t’i rikthehemi normalitetit në universitet. Covid 19 dikton ende një situatë emergjence në nivel kombëtar, ndaj ne ju bëjmë thirrje që të tregoni përgjegjësi dhe përgjegjshmëri qytetare, për t’iu përgjigjur masivisht këtij apeli”, shprehet në mesazhin e tyre Universiteti i Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy