
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në rrjete sociale ka uruar për nisjen e vitit të ri akademik studentët dhe pedagogët.
Rama ka uruar për një vit sa më të suksesshëm akademik.
Kryeministri shqiptar ka përsëritur angazhimin e vazhdueshëm të autoriteteve për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.
MIRËMËNGJES
dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë



