Dita Botërore e Sindromës Down/ Kushi: Suksesi varet nga mendja e shpirti, jo nga numri i kromozomeve

Dita Botërore e Sindromës Down/ Kushi: Suksesi varet nga mendja e shpirti, jo nga numri i kromozomeve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në Ditën Botërore të Sindromës Down ka sjellë sot një shembull suksesi, duke dëshmuar se janë mendja e shpirti ato që të çojnë drejt suksesit.

Kushi solli shembullin e Selmës, nxënëse në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, e cila sipas ministres, dëshmon se me punë, vullnet, përkushtim dhe mbështetjen e duhur kushdo mund t’ia dalë në jetë.

Selma është një frymëzim për të gjithë ne, pasi përveçse është një nxënëse shumë e mirë, ajo gatuan dhe shtron drekën tek Shtëpia e të Moshuarve, prezanton koncerte dhe aktivitete, aktron shkëlqyeshëm madje edhe në rolin e Zhulietës, merr pjesë në sfilata si modele, si dhe në vitin 2018 u shpall “Aktivistja Speciale e Vitit” nga Ministria e Arsimit.

Ministrja Kushi shprehet se “Selma do të vijojë shkollën e lartë, edhe pse ende nuk e ka vendosur nëse do të zgjedhë diplomacinë, aktrimin apo ndonjë degë tjetër”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që nga viti 2012, të organizojë Ditën Botërore të Sindromës Down, në 21 mars të çdo viti dhe fton të gjitha Shtetet Anëtare, organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe shoqërinë civile duke përfshirë edhe organizatat joqeveritare dhe sektorin privat, për të organizuar Ditën Botërore të Sindromës Down me qëllim për të rritur sa më shumë ndërgjegjësimin publik për këtë kategori të shoqërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy