Tirana, Korça dhe Elbasani janë qytetet më të ndotura në Shqipëri. Arbana Ollomani nga Qendresa Qytetare tha në studion e lajmeve të MCN Tv se faktori kryesor i ndotjes është transporti rrugor, por edhe ngrohja dhe ndërtimet e ndryshme.
Sipas Ollomanit është problem mospasja e një stacioni monitorimi për të gjithë Shqipërinë.
Nuk kemi një stacion monitorimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por vetëm në disa qytetet kryesore. Është e vështirë të thuash sa e ndotur është Shqipëria.
Tirana është qyteti më i ndotur. Ka disa tejkalime të nivelit të ndotjes së ajrit në Korçë dhe Elbasan.
Ndotja më e madhe vjen nga transporti rrugor, kryesisht në Tiranë.



