Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Elbasanit paraqet problematika të vazhdueshme, të lidhura si me funksionimin e inceneratorit, ashtu edhe me depozitimin e pakontrolluar të mbetjeve në zona periferike.
Më parë është bërë një fushatë e jashtëzakonshme për ndërtimin e incveneratorin e Elbasanit ku në TV inskenohej teatri i funksionimit dhe punës brenda inceneratorit.
Megjithatë, në një deklarim në shkurt 2022 në komision parlamentar, kryetari i Bashkisë pranon se inceneratori nuk është në punë dhe aktualisht mbetet i fikur.
Në zonën e Krastës së Vogël, pranë lumit Shkumbin, Xhadat panë depozitimin e mbetjeve urbane të ndryshme, përfshirë plastikë, mobilje të përdorura dhe materiale inerte, duke e kthyer zonën në një vendgrumbullim të pakontrolluar dhe në afërsi të banesave.
Xhadat në terren panë dhe lëvizjen e mjeteve të pastrimit të Bashkisë, të cilat dyshohet se depozitojnë mbetje në këtë zonë, ndërsa një automjet me mbeturina u largua pas konstatimit të pranisë së ekipit të xhirimit.
Banorët e zonës shprehen se kjo situatë vijon prej kohësh dhe mbetet e patrajtuar nga institucionet përgjegjëse.
Xhadat shkuan dhe tek Bashkia e Elbasanit dhe zëdhënësja Miranda Sadiku premtoi përgjigje të shpejtë, duke kërkuar fillimisht paraqitjen e një kërkese me shkrim, e cila u protokollua pranë institucionit.



