Gjermania e ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskës në vendet publike për 83 milionë banorët e saj. Ky vendim hyn sot në fuqi, të paktën sipas njoftimeve të publikuara në faqet zyrtare në web. Gjermania është një shtet i decentralizuar dhe çdo land ka rregullat e veta, shkruan CNN.
Kancelarja gjermane Angela Merkel rekomandoi përdorimin e detyrueshëm të tyre javën e kaluar kur lehtësoi rregullat e mbylljes në mbarë vendin.
Në disa lande është vendosur gjoba me 25 euro për personat që nuk do të mbajnë maskë, ndërkohë që në lande të tjera nuk është përcaktuar ndonjë dënim.
Kur dhe kur duhet të mbash maskë:
-Në Berlin, kërkohet mbajtja e maskës vetëm në transportin publik.
-Të gjitha landet e tjera, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme në dyqane dhe transportin publik.
-Landi më i madh në Gjermani, North Rhine-Westphalia, mbatja e maskës do të bëhet e detyrueshme duke filluar nga e mërkura e 29 prillit.
Deri më tani në Gjermani janë shënuar 5,976 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 157,770 të infektuar.



