Konfliktet dhe vrasjet e adoleshentëve/ Dine: Shteti të rrisë sigurinë në shkolla (VIDEO)

Konfliktet dhe vrasjet e adoleshentëve/ Dine: Shteti të rrisë sigurinë në shkolla (VIDEO)

Psikologia Borjana Dine, për shtimin e rasteve të dhunës dhe krimeve mes adoleshentëve në vend, thotë se forcimi i sigurisë në shkolla dhe në ambientet e riskut duhet të bëhet nga shteti.

 

Nga studio e “MCN Live”, ajo deklaroi se bashkëpunimi mes shkollës, psikologes, oficerit të sigurisë dhe policisë mund të parandalojë ngjarjet.

 

A janë vetëm shkollat influencuese të rrezikut? Në momentin që janë shokë klase apo brenda oborrit të shkollës, ndoshta indicia kryesore ka nisur në mjedisin shkollor apo të klasës. Në tre vite ka pesë vrasje të adoleshentëve. A është e sigurt shkolla? A po bëhet diçka në shkolla? Ka një pikëpyetje të madhe. 

 

Nëse nuk do ekzistonin psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë, mos do kishim shifra më të larta. Një shkollë që vjen me ndikim më të madh social-ekonomik ka më pak gjasa të jetë e lidhur me këto elementë. Duhen dhënë shumë shkaqe për një individ në konflikt me ligjin. Forcimi i sigurisë duhet të vijë nga qeveria dhe shteti. 

 

Ne jemi të lirë, por në një kornizë të caktuar që është Kushtetuta dhe ligji. Si në shoqëri dhe në shkollë njihen ata persona që njihen si “prototipa” që nuk e kanë sherrin e parë, fëmijët që janë hiperaktiv, ata fëmijë që nuk flasin dhe nuk argumentojnë dot dhe shprehen me irritim. 

 

Kur i njeh shkolla, psikologia, oficeri i sigurisë, policia në bashkëpunim me shkollën, duhet të jenë vigjilent dhe konstant, mund të parandalojnë ngjarjet. Shpesh fëmijët, por dhe të rriturit e kanë problem që të shkojnë në komisariat dhe të kërkojnë ndihmë. Një ndikues kryesor është frika se mos ngjarja del në media. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy