Më 5 nëntor 2001, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 6 nëntorin e çdo viti si Ditën ndërkombëtare për parandalimin e shfrytëzimit të ambientit në luftëra dhe konflikte të armatosura.
Kjo ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth efektit të dëmtimit nga luftërat dhe konfliktet e armatosura.
Shumë njerëz nëpër botë, përfshirë zyrtarë qeveritarë, shkencëtarë, gazetarë, mësues, dhe njerëz të biznesit, zbatojnë Ditën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për parandalimin e shfrytëzimit të ambientit në luftëra dhe konflikte të armatosura.
Këta që janë pjesë e kësaj dite diskutojnë rreth asaj se sa ndikojnë luftërat në dëmtimin e mjedisit natyror. Ata gjithashtu punojnë bashkë për të gjetur rrugë të limitojnë shkatërrimet e mjedisit të shkaktuar nga konfliktet e armatosura dhe luftërat.
Luftërat dhe konfliktet e armatosura kanë shkaktuar mjaftë dëme në mjedisin natyror. Për shembull, janë shkatërruar kultura, furnizimi me ujë është helmuar dhe pyjet janë djegur.
Teknologjia e re që është përdorur për luftëra nënkupton se shkatërrimi dhe dëmtimi i mjedisit është shumë serioz dhe me pasoja afatgjate për të keq.



