Fier, zjarr me përmasa të mëdha në kodrat me pisha të buta në Gjorgoz

Fier, zjarr me përmasa të mëdha në kodrat me pisha të buta në Gjorgoz

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me pisha të buta 80-vjeçare, në Gjorgoz të Fierit.

Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha duke iu afruar edhe tokave me ullinj të banorëve të zonës dhe duke djegur disa sipërfaqe.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre mjete zjarrfikëse, dhe 18 efektivë të shërbimit zjarrfikës të Fierit e Patosit për të bërë të mundur neutralizimin e vatrave të reja dhe shuarjen e flakëve.

Terreni i vështirë kodrinor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve deri pranë vatrave të zjarrit, duke i detyruar të operojnë me mjete rrethanore.

Fatmirësisht zjarri ndodhet larg shtëpive të banuara, ndërkohë që masivi pyjor me pisha i kodrave të Gjorgozit, është përfshirë çdo verë nga zjarret masive të cilat kanë rrezikuar edhe banesat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy