
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, foli me detaje gjatë prezantimit të paketës së kritereve dhe procedurave të reja që do të përdoren për kualifikimin 20-vjeçar të mësuesve, për marrjen e kategorisë së parë “Mësues Mjeshtër.
Kushi deklaroi se ndër kriteret dhe procedurat, parashikohet që të mos ketë një provim si ai tradicionali që bëhet dhe për kualifikimin 5 vjeçar apo 10 vjeçar.
Do jetë zyra vendore arsimore që e administron këtë proces dhe mësuesi apo kandidati për të marrë kualifikimin 20 vjeçar do të japë një orë mësimi të hapur në prezencën e përfaqësuesve të rrjetit profesional, të drejtuesve të shkollës, përfaqësues nga këshilli i prindërve, ekipi lëndor dhe detaje të tjera.
Dua ta theksoj edhe një herë që është fjala për të lehtësuar mësuesin, por jo për të dëmtuar cilësinë, jo për të cenuar cilësinë. Por përkundrazi për ta ngritur mësuesin në një nivel të ri.



