Vula e paligjshme e Urdhrit të Stomatologut, Murati: Cenim i drejtpërdrejtë i shtetit ligjor

Vula e paligjshme e Urdhrit të Stomatologut, Murati: Cenim i drejtpërdrejtë i shtetit ligjor

Prej një viti, Urdhri i Stomatologut çuditërisht ka dy presidentë dhe dy vula, çka ka shkaktuar kaos në mbarëvajtjen e punës. Pavarësisht se për strukturat drejtuese janë zhvilluar zgjedhje, zyrat mbeten të zaptuara nga një grup i paligjshëm, të cilët kanë  ka ndryshuar vulën dhe logon e institucionit.  

 

Rasti të sjell ndërmend betejën për vulën në PD. Në rastin e Urdhrit të Stomatologut, personi që ka marrë drejtimin e tij në mënyrë të paligjshme ka prodhuar një vulë alternative, me të cilën operon në shkelje të ligjit.  

 

Bashkim Murati, president i zgjedhur i Këshillit Rajonal të Tiranës, e cilëson këtë një çështje të rendit juridik dhe besimit publik. 

 

“Vula” nuk është thjesht simbol – është legjitimitet

 

Beteja për “Vulën” zyrtare ka qenë dhe mbetet një kauzë e njohur për shqiptarët. Mjafton të kujtojmë konfliktin e gjatë brenda Partisë Demokratike e Shqipërisë, ku dy grupime rivale iu drejtuan rrugës ligjore dhe pritën vendimin e Gjykatës për të përcaktuar legjitimitetin.

 

Por një panoramë krejt e kundërt po ndodh me Urdhri i Stomatologut Shqiptar.

 

Një grup individësh, në krye me Almiro Gurakuqi, pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë të drejtë përfaqësimi, ka zgjedhur rrugën e dhunës dhe të faktit të kryer. Zaptimi i ambienteve të institucionit nuk u shoqërua me përballje ligjore, siç ndodh në një shtet të së drejtës, por me një veprim edhe më të rëndë: prodhimin privat të një “vule zyrtare paralele”.

 

Kjo nuk është thjesht shkelje procedurash – është një cenim i drejtpërdrejtë i shtetit ligjor.

 

Krijimi i strukturave paralele dhe përdorimi i një vule të fabrikuar bie ndesh në mënyrë flagrante me ligjin nr. 127, datë 02.10.2014 dhe me Statutin që rregullon funksionimin e këtij institucioni publik.

 

Nëse sot pranohet që kushdo mund të prodhojë një “vulë” dhe të vetëshpallet institucion, atëherë nesër çdo standard ligjor bie.

 

Kjo nuk është më një çështje e brendshme profesionale.

Është një çështje e rendit juridik dhe e besimit publik.

 

Institucionet duhet të reagojnë.

Ligji duhet të veprojë.

Sepse “vula” nuk është bojë mbi letër – është autoriteti i shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy