Tomini: Javët e ardhshme presim ulje të rasteve me COVID

Tomini: Javët e ardhshme presim ulje të rasteve me COVID

Eugena Tomini, drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, ka deklaruar së fundmi se situata me pandeminë pritet të bëhet më optimiste në javët e ardhshme. Për A2 Tomini u shpreh se futja e masave të reja kufizuese pritet të japë efektet e veta, por bëri thirrje që të vazhdohet të respektohen masat anti-COVID.

“Aktualisht kemi një intensitet të lartë të qarkullimit të Covid-19 në vendin tonë. Kemi një transmetim të dendur komunitar dhe kryesisht e kemi në bashki apo qarqe që kanë popullsinë më të madhe. Po shkojmë drejt pikut më të lartë të Covid-19 në vendin tonë.

Sipas projeksioneve tona, parashikojmë që edhe në javët në vijim do të kemi një tendencë të lartë të rasteve pozitive, por duke u ndërthurur me masat e vendosura, si mbajtja e maskës apo ora policore, parashikojmë që në 4 apo 6 javët e ardhshme, duke filluar nga momentin i hyrjes në fuqi të këtyre masave, të kemi një ulje apo ngadalësim të epidemisë në vend, me shpresën edhe të një ndërgjegjësimi individual”, u shpreh Tomini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy