Kjo e mërkurë ka shënuar edhe nisjen e pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite.
Por ndryshe nga herët e tjera këtë vit numri i besimtarëve myslimanë ka qenë tepër i kufizuar për shkak të frikës nga pandemia e koronavirusit.
Rituali i përvitshëm zgjat pesë ditë dhe ky udhëtim konsiderohet si nga pesë shtyllat e islamit dhe një detyrë që duhet ta kryejnë besimitarët myslimanë që mund ta përballojnë edhe fizikisht udhëtimin shpirtëror.
Këtë vit për shkak të Covid 19 ka ndryshuar edhe organizimi i ngjarjes së rëndësishme fetare, pasi fluski i njerëzve që vizitojnë zonat fetare në Mekë, rrezikon përhapjen e virusit.
Për herë të parë në historinë moderne të Arabisë Saudite nuk janë lejuar pelegrinë nga vende të tjera, përveç atyre në Arabinë Saudite.
Çdo vit, më shumë se 2 milionë pelegrinë nga 180 vende të botës udhëtojnë në Mekë, në atë që zakonisht është një prej organizimeve më të mëdha fetare.
Ndërsa këtë vit është raportuar se numri i besimtarëve në Haxh do të jetë nga 1,000 deri në 10,000.
Kulmi i ritualit këtë vit bie më 30 korrik, e përcaktuar kjo nga pozita e Hënës, në përputhje me kalendarin hënor islam.
Sa i përket shifrave të pandemisë, Arabia Saudite ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të infektimit dhe 2,789 vdekje, si pasojë e koronavirusit.



