Ndotja e Vjosës, Nika: Kemi hartuar prej kohësh raporte, nuk janë marrë masa

Ndotja e Vjosës, Nika: Kemi hartuar prej kohësh raporte, nuk janë marrë masa

Ndotja e Vjosës nuk është gjë e re. Aktivisti Olsi Nika tha në studion e lajmeve të MCN TV se videot e publikuara sot për ndotjen e Vjosës janë tregues i një realiteti, të cilin banorët e zonës e njohin mirë. Nika tha se faktorët që ndikojnë në ndotjen e Vjosës dhe biodiversitetit të saj janë evidentuar në një raport, i cili i është dorëzuar me kohë autoriteteve. 

Nuk është vetëm ndotja nga nafta. Ne jemi munduar të evidentojmë dhe të sjellim në vëmendje kërcënimet me të cilat ndeshet parku kombëtar i Vjosës. Ndotja prej industrisë përpunues ka pjesën më të madhe. 

Por gjithashtu, industria nxjerrëse e bitumit apo marrja e inerteve nga lumi. Tjetër është marrja e ujit, depozitimi i mbetjeve urbane, derdhja e ujërave të patrajtuara në lumë. Këto janë evidentuar dhe përmbledhur në një raport. 

Në ato që shihni në pamje nuk ka nevojë për koment. Ndotja nga industria nxjerrëse është e rëndë. Nuk është e çastit, ka qenë aty edhe përpara shpalljes së parkut kombëtar të Vjosës. Është shumë e rëndësishme të theksohet se nuk është vetëm ai përroi që çon në Vjosë, por edhe të tjera. Aty janë evidentuar edhe specie të tjera që ngordhin. 

Është një ndotje difuze që përhapet edhe në pjesën tjetër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy