Fjorida Zani, eksperte ekonomie tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se janë vetë agjencitë e huaja turistike ato që po kërkojnë Shqipërinë.
Megjithatë sipas Zanit, në Shqipëri vijon të hasen problematika me trafikun, infrastrukturën, fuqinë punëtore dhe ruajtjen e autenticitetin në shërbimet që ofrohen.
Agjencitë e huaja turistike po kërkojnë vetë Shqipërinë.
Ofrojmë shumë, nga ushqimi i mire, nga sistet turistike dhe shërbimi po përmirësohet dita-ditës.
Qeveria po merret me pjesën e pastrimit të plazheve. Ka bërë marrëveshje mes policisë dhe institucioneve për sigurinë etj. Hasim përditë problematika. Trafiku mbetet një problematikë kryesore, por edhe fuqia punëtore në këto destinacione. Çdo biznes që lidhet me turizmit, po has vështirësi. Për të ruajtur autenticitetin ne duhet të kemi njerëzit tanë që shërbejnë dhe informojnë. Është e lehtë të marrim nga jashtë, por nuk e po e mbajmë autenticitetin. Në Tiranë ka humbur kjo gjë.
Problem fuqia punëtore, nuk kanë mbetet shumë njerëz që duan të punojnë.
Ne dalim jashtë programit për të arritur objektivin tonë. Infrastruktura është zhvilluar, me tunelin e Llogarasë, por ka punë për të bërë se shumica e tureve janë me minibus.



