Muçollari dhe Pollozhani: Baza jonë janë këngët retro dhe këngët e liqenit

Muçollari dhe Pollozhani: Baza jonë janë këngët retro dhe këngët e liqenit

Këngëtari Lirim Muçollari dhe tastieristi Florjan Pollozhani, folën në emisionin “Zgjohu me Mcn” për këngën e tyre më të re “Falmi buzët”. Muçollari tregon se ai është tekstshkruesi i këngës, dhe projekti ka nisur 8 muaj më parë. 

Muçollari vë në dukje se baza e tyre janë këngët retro dhe këngët e liqenit. 

Lirim Muçollari tha:

Ky projekt ka gati 8 muaj që ka nisur. Muzikën dhe orkestrimin e ka bërë miku jonë Ilir Selimi. Tekstet gjithmonë i bëj vetë. Jam vet pak natyrë e batutës. Kemi gati 15 vite që bashkëpunojmë bashkë me Florjanin. Gjysmën e ditës ne e kemi bashkë. Ditët dhe datat e verës janë zënë. Baza jonë janë këngët retro dhe këngët e liqenit. Duhet t’ua ruash pak karakterin këngëve. Pjesën e muzikës së vjetër e shijojnë, ndërsa për ahengun ne jemi ballkanas, dihet ajo...

Florjan Pollozhani u shpreh:

Jemi natyra të ngjashme si në jetë, si në punë. Vera jonë fillon në 1 maj dhe mbaron në 31 shtator. Pjesa më e madhe e klientelës janë besnikë, 10-15 vjeçarë. Jemi bërë edhe matës të mirë konsumit, dhe kuptojmë më mirë tavolinat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy