‘Urrejtje ndaj shqiptarëve në Angli’, Hasani: Shkak numri i emigrantëve të ardhur me gomone

‘Urrejtje ndaj shqiptarëve në Angli’, Hasani: Shkak numri i emigrantëve të ardhur me gomone

Avokati në Angli Naim Hasani në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve që shkojnë në Angli për të cilën u shpreh se kjo gjë është vënë re vetëm vitet e fundit.

Ai tha se një nga arsyet pse ka ndodhur diçka e tillë është dhe për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë të ardhur në Britani në mënyrë ilegale me gomone.

Sipas tij, kjo gjuhë e urrejtjes nuk është parë më herët dhe se i vjen keq që në shënjestër janë vënë qytetarët shqiptarë dhe që justifikohen me numrin e lartë të shqiptarëve që vijnë në Britani me varka.

Ajo që dua të them është se Britania ka krijuar me vite kushte absolutisht të favorshme për shqiptarët që kanë shkuar nga viti ’97-98 dhe tashmë kanë vite që jetojnë këtu dhe pjesa më e madhe janë me shtetësi britanike dhe janë të barabartë dhe nuk është ndjerë ai diskriminimi që është ndjerë në vendet e tjera. Ne kemi qenë me fat që kemi ardhur dhe jetojmë në Britani sepse është një vend i sigurtë dhe respekton në maksimum të drejtat e individit pavarësisht nga vijnë ata.

Vitet e fundit kemi parë një rritje të frikshme të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe kjo ka të bëjë me numrin e madh të shqiptarëve që kanë mbërritur në Britani me gomone, jo më pak se 13,500 shqiptarë dhe e dyta ka të bëjë me gjendjen politike të Britanisë dhe reputacionin e dëmtuar dhe dëshirën për të qenë sa më të ashpër për të fituar vota që s’do ti gjejnë faktikisht. Kemi zgjedhje lokale në Britani në maj dhe parashikohet një rezultat katastrofik partisë në pushtet dhe kjo mund ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare. Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është parë më herët dhe më vjen keq që në shënjestër janë vënë qytetarët shqiptarë dhe që justifikohen me numrin e lartë të shqiptarëve që vijnë në Britani me varka.

Në vijim, avokati Hasani tha se qytetarët shqiptarë nuk kanë pasur mbrojtjen që kanë pasur komunitetet e tjera këtu. Sipas tij, jo më larg se sot Britania do të bëjë një deklaratë që do të thotë se ardhmja e emigrantëve me gomone po shndërrohet në emergjencë kombëtare dhe kjo është shumë e rëndë.

Britania ka pasur një sistem të fortë emigracioni pavarësisht se njerëzit kanë pritur me vite për të marrë kërkesat e tyre për azil. Kemi një sistem ligjor të fortë që i bën ballë çdo ere që frynë mbi ta. Ata zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin dhe jo ndërhyrjet apo influencat e një ministri apo çfarëdo qoftë, kushdo që ka kërkuar azil drejtësia britanike është shumë e fortë dhe padyshim nëse ata provojnë se jeta e tyre është në rrezik nëse shkojnë në Shqipëri, qeveria ka të drejtë ti mbrojë. Nuk kemi asnjë ndërhyrje nga asnjë anë politike dhe kjo është diçka e mirë sepse sistemi ynë është ndër më të mirët që ka bota.

Sa i përket ardhjes së emigrantëve, kërkesat për azil kanë qenë të ndryshme dhe raporte të sakta që paraqesin me çdo detaj situatën në Shqipëri dhe funksionimit të shtetit ligjor, drejtësinë, ndërhyrjes së qeverisë në gjyqësor, kanë informacione të grupimeve kriminale dhe influencës së tyre në politikë dhe këto qeveria britanike i ka dhe nuk mund të fshihen dhe gjykata britanike i përdor si bazë për të arsyetuar si bazë kërkesat për azil. Mungesa e rendit dhe stabilitetit ligjor, bashkëpunimi krimit me politikën janë fenomene që Britania i njeh mirë, por kjo nuk do të thotë se çdo shqiptar mund të përfitojë azil në Britani. Shqipëria tashmë klasifikohet në njëjtën listë me vendet e BE-së dhe asnjë shqiptar s’do të ketë të drejtë për azil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy