Mesazhi i Bill Gates për konspiracionistët e Covid-19

Mesazhi i Bill Gates për konspiracionistët e Covid-19

Themeluesi i Microsoft, Billi Gates gjatë një interviste me gazetarin e CNN, Anderson Cooper ka folur në lidhje me teoritë konspirative ndaj Covid-19 dhe lidhjeve të tyre me emrin e tij.

Gates i tha gazetarit Cooper se ata persona që hapin ide konspirative zakonisht përdorin një informacion zyrtar.

Ai u shpreh se fondacioni i tij ka dhënë më shumë para se çdo grup tjetër për vaksina që shpëtojnë jetë njerëzore, por ata përsëri thonë se ne fitojmë para nga kjo dhe po përpiqemi të vrasim njerëzit me vaksina.

Ata krijojnë histori. Është e vërtetë që ne jemi të lidhur me krijimin e vaksinave, por ata e përmbysin këtë lidhje”, tha Gates.

Një prej teorive konspirative më të përhapura është se Bill Gates bën pjesë në një grup që synon kontrollin e botës përmes injektimit nëpërmjet vaksinës të një çipi në trupin e njeriut.

Shpresoj që kjo të mos krijojë refuzim ndaj vaksinës, sepse ka shumë specialistë në sektorin privat që po punojnë për të arritur te një vaksinë. Shifrat e konspiracionistëve më befasojnë, por shpresoj që konspiracionet të shuhen”, tha ai.

Sipas tij, kombinimi i pandemisë me rrjetet sociale është i keq, pasi njerëzit kërkojnë shpjegime tepër të thjeshta, ata duan të dinë vetëm kush është i keqi në këtë mes.

Gjithçka është lidhur me politikën, ndoshta në SHBA më shumë se në shtete të tjera. Vaksinat nuk është se ishin edhe aq popullore edhe para se të niste e gjithë kjo”, u shpreh miliarderi amerikan, i cili prej vitesh ka hapur edhe një fondacion për të ndihmuar të varfrit.

Sipas “Neë York Times”, në Facebook ka rreth 16 mijë postime që lidhen me teori konspirative rreth koronavirusit dhe Bill Gates, themeluesit të Microsoft.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy