Pas konfirmimit të gjashtë personave të prekur nga virusi Covid-19, Shqipëria ka nisur dezinfektimin në disa rrethe në kuadrin e masave të marra kundër koronavirusit.
Mësohet se dezinfektimet po kryhen në rrethet Pukë, Vlorë, Tiranë dhe Elbasan.
Dezinfektimi bëhet në institucione, transport publik, shërbimet taksi dhe tregje.
Bëhet me dije se edhe qyteti i Fierit ka nisur procesin e dezinfektimit në disa institucione publike, siç janë mjediset spitalore, policia, shkollat dhe çerdhet.
Mjekët apelojnë të evitojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz, po ashtu qytetarët duhet të lajnë duart disa herë.
Ministria e Shëndetësisë, deklaroi se do të ketë një komunikim për median në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.



