Teknologu ushqimor shpjegon pse gjeli i detit duhet futur në frigorifer para gatimit

Teknologu ushqimor shpjegon pse gjeli i detit duhet futur në frigorifer para gatimit

Teknologu ushqimor Abdyl Sinani, shpjegon se gjeli i detit është njëlloj si gjithë mishrat e tjerë dhe nëse vjen i therur dhe i grirë, detyrimisht nuk duhet futur më në ngrirje por duhet mbajtur për konsum direkt, në frigorifer në 4 gradë.

Ai tha në emisionin “Zgjohu me MCN” se gjelat që vijnë nga marketi vijnë nga jashtë më shumë dhe me ta duhet kujdes i madh.

Drupal Ad

Kur i jep ushqim jo ullinj dhe misër që i fryn, se janë ushqime natyrale. Por kur u jep ushqime të gatuara që vijnë nga jashtë ka problem.

Gjeli i gjallë, është më ndryshe, po të jetë i importit, therin pa mbarim dhe i dërgojnë tek ne, këtu ka rrezik. Këshilloj të marrim gjel të gjallë.

Gjelin sa e ther do e fusësh në 4 gradë për tre ditë, nëse nuk e konsumon për kaq ditë, do e fusësh në minus 18 gradë dhe mund ta ruash deri në gjashtë muaj.

Dhjamin që ka gjeli e ka tamam. Shpendët kanë një yndyrë që nuk e kanë si delja dhe lopa me acide shumë të ngopur të cilat krijojnë pllakëzat e kolesterolit dhe bllokojnë arteriet.

Gjeli i detit e ka më pak kolesterolin. Ne si konsumatorë duhet të zbatojmë rregullat minimale, higjiena, futja në frigorifer 24 orë minimumi para gatimit në 4 gradë dhe më pas mund të gatuhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy