6 shtete evropiane të rrezikuara nga vezët e kontaminuara

6 shtete evropiane të rrezikuara nga vezët e kontaminuara

Vijon skandali i vezëve të kontaminuar me pesticide. Kombet e Bashkuara njoftuan të hënën se vezët e kontaminuara me insekticide mund të kenë kaluar kufijtë dhe të jenë përhapur në shtete të ndryshme evropiane.

Ekspertët po analizojnë vezët e importuara nga Holanda në dy qendra në Francë, një nga 4 shtetet që Kombet e Bashkuara njoftuan të hënën se mund të kenë eksportuar vezë të kontaminuara. Vezët e kontaminuar me pesticidin ‘fipronil’ janë zbuluar në Belgjikë dhe Holandë.

Ekspertët paralajmërojnë se vezët mund të jenë importuar në Francë, Britani, Suedi dhe Zvicër, ndërsa autoritetet belge dhe gjermane po investigojnë se si insekticidet kanë rënë në kontakt ilegalisht me shpendët.

“Synimi është të shpërndajmë informacion, kështu çdokush mund të jetë i informuar se duhet të bëjnë kontrolle edhe autoritetet kombëtare suedeze, zvicerane, franceze dhe britanike”, thotë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen. Kjo lëvizje nuk do të thotë medoemos se vezët e kontaminuara me pesticidin Fipronil kanë hyrë patjetër në këto shtete, shton ajo.

Vezët e kontaminuara me këtë insekticid janë zbuluar për herë të parë në Belgjikë në fillim të muajit korrik, shumë javë përpara se publiku të vihej në dijeni për rreziqet dhe të përhapej në shtete të tjera evropiane, shkruan “shëndeti”.

Që atëherë janë tërhequr me miliona vezë nga tregu. Komisioni Evropian ka njoftuar zyrtarët e sigurisë ushqimore se edhe mishi i pulës mund të jetë kontaminuar me pesticidin Fipronil. Ky pesticid përdoret zakonisht nga veterinerët për të hequr pleshtat dhe morrat tek kafshët shtëpiake, por është i ndaluar për t’u përdorur tek kafshë të tilla si pula, si pjesë e sigurisë ushqimore.

Ekspertët thonë se personat e helmuar me këtë pesticid shfaqin shenja klinike si të përziera, të vjella, marrje mendsh dhe simptoma epileptike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy