Trump: Mbajtja e maskës bën mirë, por të jetë vullnetare

Trump: Mbajtja e maskës bën mirë, por të jetë vullnetare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur pro idesë që amerikanët të mbajnë maskë për parandalimin e koronavirusit, por ai nuk shprehu dëshirën për ta bërë të detyrushme mbajtjen e saj për të gjithë vendin.

 “Unë besoj te maskat,” tha Presidenti Trump në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë të transmetuar në programin televiziv “Fox Neës Sunday”.

“Mendoj se maskat bëjnë mirë,” u shpreh ai.

Por presidenti, i cili për herë të parë vuri maskë në publik vetëm një javë më parë, i tha gazetarit Chris Wallace: “Nuk jam dakord me idenë se nëse të gjithë mbajnë maska, gjithçka zhduket”.

Edhe pse disa nga të 50 guvernatorët e shteteve amerikane dhe kryebashkiakët e qyteteve të mëdha kanë nxjerrë urdhra që njerëzit të mbajnë maska përballë shtimit të shpejtë të rasteve me koronavirus, Presidenti Trump tha se beson që vënia e maskës duhet të jetë diçka vullnetare.

“Unë dua që njerëzit të kenë një liri të caktuar dhe nuk jam që kjo të shndërrohet në një kërkesë ligjore,” tha ai.

Më shumë se 70,000 raste të reja me koronavirus janë regjistruar çdo ditë në SHBA këto ditët e fundit.

Gjithsej, ka patur më shumë se 3.7 milion infeksione dhe më shumë se 140,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19. Shifrat në SHBA janë shumë më të larta se në çdo vend tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy