Nënshkruhet marrëveshja në Prishtinë/ Kosova e Shqipëria me abetare të përbashkët vitin e ardhshëm

Nënshkruhet marrëveshja në Prishtinë/ Kosova e Shqipëria me abetare të përbashkët vitin e ardhshëm

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, së bashku me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e një Abetare të përbashkët në dy shtetet.

Ministrja Nagavci me këtë rast tha se abetarja e përbashkët është dhuratë për nxënësit e të dyja vendeve në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo më tej ka shtuar se janë në koordinim edhe për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta duke përfshirë edhe trajnimin e mësimdhënësve.

“Është kënaqësi të mirëpresim në vizitë ministren Kushi, të cilën do ta bëjmë dhuratë për nxënësit tanë  në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas vizitës së parë në qershor që unë kisha në Shqipëri i diskutuam mundësit e bashkëpunimit. Përveç abetares së përbashkët kemi dhe aktivitete të shumta të nxënësve tanë dhe trajnimin e mësimdhënësve. Jemi shumë të lumtur që Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që të përdoret një abetare e unike dhe do të përdoret nga të gjithë fëmijët në të dy vendet. Do të kemi edhe një koncert të përbashkët në Gjakovë, aktivitet e tilla do të jenë të vazhdueshme”.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Evis Kushi tha se për abetaren do të hapet një konkurs që do të jetë transparent.

Sipas saj, në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor nxënësit do ta kenë gati abetaren e përbashkët.

“Për ne shqiptarët e Shqipërisë është gjithmonë nder që të jemi në Kosovë. Për mua është privilegj të jem këtu, në vizitën e parë zyrtare në Prishtinë në një koment kaq emocionues, kaq krenar”.

“Nuk kanë kaluar as një muaj nga mbledhja e përbashkët ku kryeministri Rama hodhi idenë për një abetare të përbashkët, jemi këtu në një kohë rekord që të arrihet kjo marrëveshje. Kjo nuk është hera e parë që punojmë kaq shpejtë, kemi nënshkruar edhe marrëveshjen për njohjen e diplomave”.

“Abetarja të jetë më cilësi dhe standarde, kemi zhvillime të metodave të mësimdhënësve, kemi zhvillim teknologjik e kjo na qon në një abetare të përbashkët. Falënderoj grupet nga të dy shtet që punuan në këtë marrëveshje”.

“Është përgjegjësi të sigurojmë konkurs të rregullt e transporte në  mënyrë që vogëlohet vitin e ardhshme të kenë abetaren e përbashkët në 110-vejtoin e Pavarësisë të kemi abetaren e përbashkët. Nuk ka më mirë se të kemi një komb, një gjuhë dhe një abetare të përbashkët”.

Ministret Nagavci dhe Kushi do të marrin pjesë në koncertin e shkollave të muzikës nga të dyja vendet, që do të mbahet në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy