Punësimi me detyrim për tre vite/ Studentja e mjekësisë: Gjobë nga shteti, vet doktorët na thonë “largohuni nga Shqipëria”!

Punësimi me detyrim për tre vite/ Studentja e mjekësisë: Gjobë nga shteti, vet doktorët na thonë “largohuni nga Shqipëria”!

Studentja e Mjekësisë Nikita Kola e konsideroi një gjobë nga ana e shtetit shqiptar, kontratën që ata duhet të firmosin që pas studimeve ose të punojnë 3 vjet në Shqipëri, ose të paguajnë një tarifën që shkon deri në 5 mijë euro. Kola vuri në dukje se kontrata vlen edhe për ata që janë në proces studimesh. Ajo vuri në dukje se studentët janë të hapur për propozime të tjera që u përshtatet interesit të tyre. Ndër të tjera Kola tha se vet mjekët u thonë studentëve: “Përfundoni studimet dhe largohuni nga Shqipëria”. "Edhe për studentët që janë aktualisht do t’i paraqitet kjo kontratë. Studentët e Mjekësisë që janë aktualisht dhe të tjerët që do futen do t’u paraqitet një kontratë me dy mundësi të vetme, ose do paguash 5 mijë euro në vit, ose do punosh 3 vjet punë të detyruar në shtet, ku të caktojnë. Ne zhvilluam një mbledhje ditën e djeshme me ministret. Ato janë të hapura edhe për propozime të tjera. Pavarësisht kundërshtimit tonë, ku studentët ishin goxha të revoltuar ditën e djeshme, edhe pse e lëshuan disi mundësinë për propozime të tjera, akoma s’është hedhur poshtë ky propozim", tha Kola. "Ata janë të gatshëm të presin propozime të reja prej nesh për të zgjidhur mungesën mjekëve në Shqipëri. Nuk e kam kompetencën e duhur t’u jap zgjidhje problemeve të shtetit. Ne jemi të gatshëm të pranojmë një propozim tjetër që i përshtatet interesit tonë. Shteti mua po më vendos një gjobë që unë të qëndrojë e detyruar këtu. Nëse ne vendosim të qëndrojmë diploma do të mbahet 3 vite. Kush na siguron ne që gjatë këtyre tre viteve nuk del një gjobë tjetër, një formë tjetër shtrënguese, që na detyron të rrimë edhe vite të tjera. Secili zgjedh se ku do ta ushtrojë profesionin. Ka vet doktorë që na thonë: Mbaroni studimet dhe ikni. Kur e dëgjojmë nga goja e një mjeku është ndryshe. Kanë qenë disa mjek që na kanë thënë: Mbaroni studimet dhe largohuni. Vet ministrja dje foli për një program për përmirësimin e rrogave dhe kushteve në spital. Nëse ky program realizohet, duket sikur një hap po ndërmerret. Momentalisht nuk ka asgjë që më mban në Shqipëri, përveç familjes. Në aspektin profesional s’ka asgjë që më mban në Shqipëri", vijoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy