Policia: Qytetarët janë lajmëruar për kufizimet e qeverisë greke në Doganën e Kakavijës

Policia: Qytetarët janë lajmëruar për kufizimet e qeverisë greke në Doganën e Kakavijës

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar presidentin Ilir Meta, i cili deklaroi se qeveria e ka ditur për kufizimet nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës, por nuk ka krijuar kushtet e nevojshme për emigrantët.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka që me datë 6 gusht 2020 që ka njoftuar qytetarët shqiptarë për kufizimet që do të vendoseshin nga qeveria greke për emigrantët.

"Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Shtetas të BE-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet ma sat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njoftonte policia me datë 6 gusht.

Presidenti Meta publikoi një dokument të Ambasadës Shqiptare në Greqi, ku paralajmërohet që me datën 5 gusht 2020 se qeveria greke do të vendosë kufizime për qytetarët që do të kalojnë në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës.

Sipas Metës pavarësisht këtij informacioni, autoritet shqiptare nuk janë mobilizuar me qëllim që të parandalonin kaosin në Kakavijë.

"Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre!  Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, Rama. Edhe njëherë ndjesë të gjithë bashkëqytetarëve tanë, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe", tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy