Ndërtim pa leje mbi pallatin në Yzberisht ku pak muaj më parë ra zjarr (FOTO)

Ndërtim pa leje mbi pallatin në Yzberisht ku pak muaj më parë ra zjarr (FOTO)

Një ndërtim pa leje është duke u kryer në një pallat në Yzberisht, në rrugën “Rexhep Shala”.

 

Denoncimi i banorëve për MCN TV thotë se ndërtimi pa leje po bëhet në pallatin “Aleksandros” në tarracën e pallatit dhe konkretisht në vendin që shërbente për ajrosje për banorët.

 

Mësohet se firma “MARATEB.Al” e administruar nga Ferit Gjergji, është duke ngritur një shtesë rreth kullës së ajrimit që del në pallat.

 

Sipas shqetësimit të banorëve, firma në fjalë ka marrë leje në njësinë administrative Kashar për punime që kryen brenda ambienteve të shtëpisë, dhe jo ndryshim strukture. Ata shtojnë se punimet kanë dëmtuar tarracën dhe se kateve të fundit iu pikon ujë.

 

Banorët shprehen se pikërisht në këtë pallat rreth gjashtë muaj më parë ra zjarr dhe se shpëtimi i tyre u bë i mundur, pikërisht nga tarraca e cila tashmë po betonizohet. 

 

Në vijim, banorët thonë se shqetësimet e ngritura te Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, nuk kanë ndaluar punimet dhe betonizimin e tarracës.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy