Vaksina nga Universiteti i Oksfordit/ Ambasada britanike: Ky është një moment i rëndësishëm në luftën globale kundër COVID19

Vaksina nga Universiteti i Oksfordit/ Ambasada britanike: Ky është një moment i rëndësishëm në luftën globale kundër COVID19

Pas lajmit të mirë se vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, e quajtur ChAdOx1 kundër Covid-19, ka dhënë rezultate pozitive, universiteti ka dhënë detaje të tjera sqaruese.

Ka qenë ambasada Britanike në Tiranë ajo e cila përmes një njoftimi bën me dije se Universiteti ka sqaruar se rezultatet e Fazës I/II për testimin e një vaksinë kundër Covid nuk tregojnë shqetësime për sigurinë dhe nxisin reagime të forta në sistemin imunitar.

“Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se rezultatet e Fazës I/II për testimin e një vaksinë kundër #COVID19 nuk tregojnë shqetësime për sigurinë dhe nxitin reagime të forta në sistemin imunitar. Ky është një moment i rëndësishëm në luftën globale kundër COVID19.

Programi i vaksinave po mbështetet me 84 milion £ nga Qeveria Britanike. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të zhvilluar një vaksinë për të gjithë”, shkruhet në njoftimin e mabsadës.

Programi i vaksinave po mbështetet me 84 milion £ nga Qeveria Britanike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy