
Zjarri me përmasa të mëdha i cili ka përfshirë Delvinën prej disa ditësh është shtrirë edhe në zonën e Kalasës.
Për shkak të përshkallëzimit të situatës është ndërhyrë dhe po bëhet evakuimi i banorëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, pasi zjarri iu është afruar banesave.
Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetari i Bashkisë Delvinë Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.



