Kodi i ri Penal/ Çipa: Ndryshimet efekt të drejtpërdrejt mbi median, duhet unifikim i organizatave (VIDEO)

Kodi i ri Penal/ Çipa: Ndryshimet efekt të drejtpërdrejt mbi median, duhet unifikim i organizatave (VIDEO)

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa thotë se ndryshimet e reja në Kodin Penal, mbartin disa nga ndryshimet që do të bien si një efekt i drejtpërdrejtë mbi marrëdhënien e medias me publikut dhe mbi marrëdhënien e medias me aktorët institucional që do e kenë më të lehtë të drejtohen në gjykata me pretendim për shpifje, dezinformim, cenim të imazhit.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se penalizimi i shpifjes është një proces shumë serioz. 

Përgjegjësinë do ia drejtoja aktorëve të identitetit profesional, të gjitha organizatat nuk janë të unifikuara për një qëndrim të përbashkët.

 Disa organizata apo individë që shprehen kundër ndryshimeve të Kodit Penal, janë të pamjaftueshëm për të ndaluar miratimin e këtij kodi të ri penal.

Arsyeja lidhet me mosbesueshmërinë brenda grupeve të komunitetit tonë profesional. 

Është sindromi i protagonizmit, pse e mora unë përsipër refuzimin dhe jo ai tjetri, nëse Unioni i Gazetarëve Shqiptar në reçencën që i ka bërë draftit ka nxjerrë 5 apo 8 çështje që janë të paanashkalueshme për efektin mbi lirinë e raportimit, këtë gjë duhet ta bëjnë dhe organizatat e tjera në mënyrë të organizuar, në një tryezë të përbashkët.

Kjo nuk ndodh prej tendencës për të qenë profesionist dhe monopolist i kësaj kauze, kjo është një sjellje që nuk jep produkt dhe nuk shkakton impakt. Unë druaj se do e fitojmë këtë betejë me këtë mënyrë reagimi. 

Ky draft ka disa referime në kodet penale të vendeve të Bashkimit Europian, por nuk është e mjaftueshme të marrësh një pjesë të një kodi të Kroacisë dhe ta implementosh për realitetin mediatik në Shqipëri, pasi diferencat janë të njohura. 

Sot heterogjeniteti i gazetarëve në media është alarmant, shumica e tyre nuk vijnë nga gazetaria, por nga aftësia e shkrimit. 

Shumë prej tyre nuk kanë parimet kryesore të një gazetarie raportuese, të balancës, burimeve etj. 

Vetë ky heterogjenitet e ka bërë të pamundur dëgjueshmërinë mes profesionistëve dhe kategoria tjetër që e përdor si mjet presioni me qëllime të tjera.

 Sot klasa politike e vendit dhe në mënyrë të veçantë nismëtarët e ndryshimeve ligjore në Shqipëri, këtë heterogjenitet po shfrytëzojnë.

 Penalizimi i shpifjes është një proces shumë serioz. Gazetarët duhet të bëhen pjesë e konsultimit të draftit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy