12 mijë padi divorci që nga pandemia/ Avokatët Marku dhe Qehaja: Tradhtia ndër shkaqet kryesore të ndarjeve

12 mijë padi divorci që nga pandemia/ Avokatët Marku dhe Qehaja: Tradhtia ndër shkaqet kryesore të ndarjeve

 

Numri i divorceve në Shqipëri vijon të mbetet i lartë, me rreth 12 mijë padi të regjistruara çdo vit pranë gjykatave.

 

Vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur rreth 400 kërkesa për divorc.

 

E ftuar në studion e “MCN Informacion”, avokatja Aurora Marku u shpreh se tradhtia mbetet një nga shkaqet kryesore që çon në ndarjen e çifteve. 

 

Që nga periudha e pandemisë është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve të divorcit.

Vetëm gjatë ditws sw sotme kam ndjekur tre procese divorci, dy prej të cilave lidhen me tradhtinë dhe një me dhunën në familje. 

Vitet e fundit tradhtia bashkëshortore ka pasur ndikim të madh në prishjen e martesave, duke u kthyer në një fenomen të përhapur.

Nga ana tjetër, avokati Edi Qehaja u shpreh se, megjithëse divorci është një hap i vështirë, në disa raste ai është zgjidhja e duhur.

 

Çiftet që përballen me probleme të vazhdueshme duhet të inkurajohen të ndahen, në vend që të vazhdojnë një marrëdhënie të dështuar.

Legjislacioni shqiptar nuk e parashikon tradhtinë bashkëshortore si vepër penale, megjithëse ajo mbetet një shkelje morale ndaj familjes dhe partnerit. 

Në praktikë hasen edhe raste të çifteve që kanë jetuar për dekada së bashku, por kanë vendosur të divorcohen pas shumë vitesh për shkak të problemeve të akumuluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy