Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë/ Agjencia e Zonave të Mbrojtura: Shpendët shtegtarë, banorë të çmuar të habitateve shqiptare

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë/ Agjencia e Zonave të Mbrojtura: Shpendët shtegtarë, banorë të çmuar të habitateve shqiptare

11 Tetori shënon Ditën Botërore të Shpendëve Shtegtarë, një ditë ndërkombëtare që synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e këtyre krijesave të rëndësishme të natyrës dhe habitateve të tyre.

Me këtë rast, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), në një postim në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e shpendëve shtegtarë për ekosistemet tona. 

Shpendët shtegtarë janë ndër banorët më të rëndësishëm të habitateve tona natyrore.

 Sot, i kremtojmë ata duke theksuar nevojën që të gjithë të kontribuojmë për t’u ofruar habitate të shëndetshme, të qeta dhe të pasura me ushqim cilësor.

Ndërsa stinët ndryshojnë, miliona zogj shtegtarë nisen në udhëtime të jashtëzakonshme, duke kaluar fusha, dete, male e kufij ndërkombëtarë, për të mbërritur në vendet e tyre të dimërimit apo shumimit.

Fushata e këtij viti zhvillohet nën temën “Hapësirat e Përbashkëta: Krijimi i Qyteteve dhe Komuniteteve Miqësore ndaj Shpendëve”, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës së qëndrueshme mes njerëzve dhe faunës së egër në mjediset urbane dhe rurale.

Kjo temë ka frymëzuar veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin mbi kërcënimet që i kanosen shpendëve shtegtarë nga humbja e habitatit, ndotja, ndryshimet klimatike e deri te ndërhyrjet njerëzore në rrugët e tyre të migrimit.

Në kuadër të mbrojtjes së shpendëve, Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë, i zhvilluar në janar të këtij viti, tregoi rezultate shumë inkurajuese, si 13 mijë individë më shumë të evidentuar si dhe 5 specie shtesë krahasuar me censin e vitit 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy