Franca nuk lejon më përdorimin e hidroksiklorinës në trajtimin e pacientëve Covid

Franca nuk lejon më përdorimin e hidroksiklorinës në trajtimin e pacientëve Covid

Qeveria franceze ka deklaruar se mjekët në vend nuk do të lejohen më që të përdorin hidroksiklorinën si ilaç për trajtimin e koronavirusit.

Vendimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e pezulloi këtë javë testimin e hidroksiklorinës dhe të klorokinës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

OBSH tha se ka pezulluar testimin e saj dhe të klorokinës, pasi një studim në revistën mjekësore britanike The Lancet ka konstatuar se përdorimi i këtyre ilaçeve te pacientët me koronavirus mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur.

Sipas studimit, ato mund të prodhojnë efekte anësore, sidomos aritmi të zemrës.

Javën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është duke marrë hidroksiklorinë për të lehtësuar simptomat nëse infektohet me koronavirus.

Hidroksiklorina, e cila përdoret normalisht për të trajtuar malarien ose artritin, është promovuar më herët nga virologu francez, Didier Raoult, i cili është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për të diskutuar përdorimin e saj si trajtim për pacientët me koronavirus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy