Kryetari i shoqatës “Arta”, Ervin Sota vizitën e vajzës së Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump për projektet në fushën e turizmit, e sheh si marketingun më të mirë që mund t’i bëhet jo vetëm qytetit të Vlorës, por gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai nënvizoi rëndësinë që ka zhvillimi, si mënyrë për të mbajtur shqiptarët në vend.
Jam i prirur t’i japë prioritet zhvillimit. Në Vlorë kanë emigruar 25 mijë vlonjatë në dy vitet e fundit, për të mos shkuar në shkallë të gjerë, që kemi më shumë shqiptarë jashtë se sa brenda Shqipërisë.
Kohët e fundit po emigrojnë edhe shqiptarët që janë mirë ekonomikisht, se këtu na mungon një sistem.
Projektet e fundit lidhen me zhvillimin turistik. Ishulli Mikonos në Greqi ka qenë një hiç para se të shkonte asokohe Onasis, i martuar me Zhaklin Kenedy dhe me dy tre vajtje të tyre sot njihet një Mikonos krejtësisht ndryshe. Unë i jap prioritet zhvillimit të vendit.
Për mua më vlerë ka një njeri se sa një pulëbardhë. Një investim i tillë miliarda dollarë, është shumë serioz.



