Erërat e forta kanë dëmtuar mbi 70 metra argjinaturë në zonën e Divjakës, duke lejuar depërtimin e ujërave të kripura në lagunën e Karavastasë dhe tokat bujqësore të Bedatit. Autoritetet dhe bizneset paralajmërojnë se pa investime urgjente, erozioni detar po rrezikon seriozisht zonat turistike dhe ato të banuara.



